Pse i bashkohen ISIS këto 3 nxënëse të shkëlqyera?
Tre nxënëse shkolle nga Britania e Madhe kanë udhëtuar drejt Sirisë, me shumë gjasë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.
Shamima Begum, 15 vjeç, Kadiza Sultana, 16 vjeç dhe një tjetër 15- vjeçare, të gjitha nga Londra lindore, kanë udhëtuar fillimisht drejt Turqisë, pa lënë asnjë mesazh për miqtë apo familjen, raporton Daily Mail.
Scotland Yard ka bërë apel për këdo që ka informacion për vajzat.
Të tri vajzat shkonin në Akademinë Bethnal Green dhe thuhej se ishte vajza me nota të shkëlqyera dhe “shumë normale”.
Një zyrtar i policisë tha se të arratisurat janë mikesha me një 15- vjeçare, e cila u arratis për në Siri dhjetorin e shkuar.
Richard Walton shtoi se ata janë të shqetësuar për numrin në rritje të vajzave të reja që tregojnë interes për t’u bashkuar me ISIS, organizatë, e cila njihet për dhunën barbare dhe trajtimin mizor të femrave.