FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse ka më shumë vrasës meshkuj dhe më pak femra?

Pas çdo masakre bëhet diagnostikimi i problemit të vërtetë. E para gjë që thuhet është se autori ka probleme mendore, pastaj kundërvihen ekspertët që thonë se të fajësosh shëndetin mendor për dhunën me armë është stigmatizuese.

Studimet sugjerojnë se gratë ka më shumë gjasa të kenë probleme mendore sesa burrat dhe sërish më pak se 4% e krimeve në masë kanë autore femra, sipas të dhënave të FBI-së dhe burimeve të tjera. Revista ”Mother Jones” ka përpiluar një sistem të dhënash të vrasjeve masive në Amerikë nga 1982-2018 dhe në 98 ngjarje, vetëm 2 prej tyre kanë autore gra.

“Nëse problemi do të ishte shëndeti mendor, atëherë 50% e vrasjeve do të kryheshin nga gratë. Nëse problemi do të ishin armët dhe disponimi i armëve, atëherë 50% e vrasjeve do të bëheshin nga gratë,” tregon Jackson Katz, educator dhe autor i specializuar në çështjet gjinore dhe barazisë. “Faktori më i rëndësishëm është gjinia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gratë blejnë armë dhe në disa raste edhe i mbështesin. Por është pesha emocionale që gratë i japin armëve bëjnë ndryshimin. Gratë e shohin armën si mjet sigurie, ndërsa burrat si simbol fuqie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burrat përbëjnë 62% të pronarëve të armëve, por kryejnë 96% të vrasjeve në masë. Nëse do të ekzaminonim këto krime, jemi të detyruar të ekzaminojmë ç’do të thotë të jesh mashkull në shoqërinë tonë. Sipas profesoreshës së psikologjisë, Sherry Hamby, gratë nuk janë perceptohen për të qenë aq agresive sa burrat. /Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?