Pse NATO thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite?
A e do vetë NATO paqen në Ukrainë? Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite. Për të presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga synimet për të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën.
”Nuk kemi parë asnjë të dhënë që Putin të ketë ndryshuar ambiciet e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe të rishkruajë rendin ndërkombëtar, kështu që duhet të përgatitemi që do të zgjasë”.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s, mes të cilëve edhe ajo shqiptare, Olta Xhaçka, do të diskutojnë nesër për mënyrat se si vendet e aleancës do të shtojnë ndihmën për Ukrainën.