Pse shkaktohet tromboza nga vaksinat? Misterin e zgjidhin gjermanët
Shkencëtarët gjermanë pohojnë se kanë zbuluar pse disa vaksina të koronavirusit shkaktojnë mpiksje të gjakut. Ata thonë se dozat mund të rregullohen për të ndaluar ndërlikimin. Dy vaksina, njëra e prodhuar nga Oxford-AstraZeneca dhe tjetra nga Johnson & Johnson, kanë qenë të lidhura me çrregullime të rralla të mpiksjes.
Studiuesit në Universitetin Goethe të Universitetit të Frankfurtit dhe Ulm, në Helmholtz, thonë se problemi qëndron në “vektorin adenovirus”, një virus i zakonshëm i ftohjes, i përdorur në mënyrë që të dy vaksinat të mund të hyjnë në trup.
Dr. Rolf Marschalek tha për “Financial Times” se mpiksjet mund të shkaktohen nga mënyra se si vaksina hyn në trup. Gazeta thotë se problemi është ‘plotësisht i munguar’ në vaksinat e ARN-së si ato të Pfizer dhe Moderna.
“Vaksina ndodhet në bërthamën e qelizës dhe jo në lëngun përreth saj që vepron si një fabrikë proteinash. Pjesë të proteinave të virusit që futen brenda bërthamës mund të shpërbëhen dhe pastaj futen në qarkullimin e gjakut, ku ato mund të shkaktojnë mpiksjen në një numër të vogël njerëzish”, tha Dr. Marschalek.