Pse Trump po ashpërson politikën e emigracionit përpara zgjedhjeve?

Trump do të ndërmarrë masa të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në 2026-n

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një fushatë edhe më agresive kundër emigracionit gjatë vitit 2026, duke siguruar miliarda dollarë fonde shtesë për forcimin e zbatimit të ligjit, bastisjet në vendet e punës dhe zgjerimin e kapaciteteve të paraburgimit, raportoi “Reuters”.

Trump tashmë ka dërguar agjentë të emigracionit në disa nga qytetet kryesore të SHBA-së. Ndërsa gjatë këtij viti agjentët federalë kryen disa bastisje të profilit të lartë në biznese urbane, ata kryesisht shmangën fermat, fabrikat dhe sektorë të tjerë ekonomikisht të ndjeshëm, të njohur për punësimin e emigrantëve pa status ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas paketës së re të shpenzimeve të miratuar në korrik nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Patrulla Kufitare do të përfitojnë rreth 170 miliardë dollarë fonde shtesë deri në shtator të vitit 2029. Kjo shumë përfaqëson një rritje të ndjeshme mbi buxhetet vjetore ekzistuese prej rreth 19 miliardë dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarë të administratës kanë bërë të ditur se planet përfshijnë punësimin e mijëra agjentëve të rinj, hapjen e qendrave të reja të paraburgimit, përdorimin e burgjeve lokale për mbajtjen e emigrantëve dhe bashkëpunimin me kompani private për gjurmimin e personave pa dokumente të rregullta.

Megjithatë, zgjerimi i deportimeve po vjen në një kohë kur po shtohen shenjat e reagimeve negative politike. Miami, një qytet me popullsi të madhe emigrante, zgjodhi javën e kaluar kryetarin e parë demokrat në gati tre dekada, një zhvillim që u interpretua pjesërisht si reagim ndaj politikave të Trump.

Sondazhet tregojnë gjithashtu rënie të mbështetjes publike për politikat e emigracionit të presidentit, nga 50% në mars në 41% në mesin e dhjetorit. Analistët paralajmërojnë se bastisjet në vendet e punës mund të rrisin kostot e punës dhe të ndikojnë negativisht në ekonomi, duke e bërë inflacionin një çështje kyçe në zgjedhjet e ardhshme për kontrollin e Kongresit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?