Publikohen pamjet e rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi (Video)
Pamje të reja janë publikuar pas rrëzimit të avionit rus me 92 persona në bord, i cili u rrëzua ne Detin e Zi. Mediat ruse kanë publikuar disa pamje ku shihet një dritë e fortë në qiell gjatë rrëzimit të avionit ushtarak rus, i cili udhëtonte nga Soçi për në Siri.
Ministria e Mbrojtjes tha se në avionin Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm “Aleksandrov” dhe 9 gazetarë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, tha se pasagjerët në avion ishin nisur drejt Sirisë, atje ku do të jepnin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ditën e sotme do të mbahet ditë zie kombëtare për nder të viktimave.
Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish nga rrëzimi i avionit. Në video shihet dritë e fortë në qiell para rrëzimit të avionit rus ku humbën jetën 92 persona.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=k-K52HANHZE” width=”560″ height=”315″]