Publikohen pamjet. Momenti i atentatit kundër presidentit kolumbian, helikopteri bëhet ‘shoshë’ nga plumbat (VIDEO)
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e atentatit të bërë ndaj presidentit kolumbian Ivan Duque. Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte së bashku me dy persona të kabinetit qeveritar, u sulmua me breshëri plumbash. Presidenti ishte në kufi me Venezuelën në momentin që u regjistrua ngjarja e rëndë.
Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.
Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos.
Molano të dielën tha se komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë orkestruar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, ose bandave të drogës në zonë.