Pushtimi i Ukrainës nga Rusia? Ja sa shpejt mund të ndodhi

Pyetja sesa e afërt është kërcënimi i luftës Rusi-Ukrainë, për analistët Rusia ka një mori opsionesh për të sulmuar në çdo moment, nga sulmet ajrore deri të një pushtim tokësor. Trupat mund të dislokohen në më pak se 72 orë, pasi ato duhet të dërgohen nga bazat e tyre vetëm me avionë ose tren.

Rusia ka vendosur edhe “një formacion të konsiderueshëm” në Bjellorusi që po lëviz drejt perëndimit përfshin trupa, burime logjistike dhe komunikimi, si dhe pajisje ushtarake. Shërbimet inteligjente thonë se Rusia nuk është ende në formacionin për të sulmuar.

Analistët parashikojnë se Putini mund të zgjedhë të pushtojë përmes Donbasit ku ka mjaft banorë pro rusë dhe të ndërhyjë me pretekstin se ata duhet të mbrohen.

Rusia ka vendosur më shumë se 106,000 personel tokësor pranë kufijve të Ukrainës dhe 21,000 të personel ajror e detar i ka në dispozicion. Ajo mbështet më shumë se 35,000 rebelë në Ukrainën lindore dhe ka rreth 3,000 nga personeli i saj ushtarak në këtë territor.

SHKARKO APP