Pushtimi në shkurt? Presidenti ukrainas-Biden: Mos përhapni panik, s’ka përshkallëzim të tensioneve
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në një kohë që vendi i tij është në ankth nga situata dhe lajmet që flasin për luftë, i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik në krizën me Rusinë. Ishte presidenti amerikan Joe Biden, i cili përmendi “mundësinë konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”.
“Rreziku më i madh për Ukrainën është destabilizimi i brendshëm dhe jo kërcënimi i një pushtimi rus. Prioriteti është stabilizimi i ekonomisë sonë.
Probabiliteti i sulmit nga rusët ekziston, ai nuk është zhdukur dhe nuk ishte më pak serioz në vitin 2021, por ne nuk shohim një përshkallëzim më të madh se vitin e kaluar.
Po të dëgjosh mediat ndërkombëtare dhe madje edhe krerë të respektuar shtetesh, duket se tashmë ka një luftë në të gjithë vendin, se ka trupa që përparojnë në rrugë. Por nuk është kështu”.