Pushtimi rus ka shkaktuar 7 ngjarje të pazakonta
Bota u trondit kur mëngjesin e së 24 shkurtit, Rusia nisi agresionin me raketa e sulme në Ukrainë. Kjo luftë ka shkaktuar edhe 7 ngjarje të pazakonta. Por nën bombardimet, delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës, sot u takuan për 5 orë në Bjellorusi. Po ashtu, palët kanë rënë dakort që të takohen në kufirin e Polonisë dhe Bjellorusisë në ditët e ardhshme.
Një nga gjërat e papritura të kësaj lufte në Ukrainë është ndryshimi radikal i qasjes së Gjermanisë. Deri pak ditë më parë ishte një nga vendet më ngurruese për t’iu bashkuar qëndrimeve të ashpra ndaj Rusisë, nga e cilat varet shumë për furnizimin e saj me gaz, por mbi të gjitha ajo fillimisht kishte kundërshtuar vendosjen e sanksioneve të rënda dhe kishte refuzuar të dërgonte armë në Ukrainë.
7 ngjarjet
1-Suedia dërgon ndihma ushtarake në një konflikt të armatosur për herë të parë nga 1939.
2-BE dërgon armë në një konflikt të armatosur për herë të parë në histori.
3-Sekretarja e Jashtme mbështet britanikët që duan të shkojnë në luftën e Ukrainës.
4-Zvicra braktis neutralitetin e saj historik, miraton sanksione kundër Rusisë.
5-NATO aktivizon për herë të parë “Aktin e Mbrojtjes Kolektive”.
6-Gjermania përmbys politikën historike, nis raketa dhe armë antitank në Kiev.
7-Shqipëria dhe SHBA propozojnë Rezolutën për Ukrainën, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.