Putin: Amerika të frenohen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor, pasi Rusia…

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.

Ai shtoi se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të frenohen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor. Edhe pse e nënvizoi se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë, përfshirë këtu pikëpamjen tekniko-ushtarake, shefi i Kremlinit e nënvizoi se nuk mendon që bota shkon drejt një lufte atomike.

“Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë. Trupat ruse janë vazhdimisht në një gjendje gatishmërie luftarake. Pastaj është edhe diçka tjetër e pranuar në masë të gjerë se triada jonë bërthamore, është më moderne se çdo treshe tjetër nukleare. Vetëm ne dhe amerikanët në fakt kemi triada të tilla. Dhe ne këtu i kemi avancuar shumë më tepër”, shprehet Putin.

SHKARKO APP