Putin betohet si president për herë të 4-tër
Rusia, e jo vetëm është “sy e veshë” nga ceremonia e betimit të Vladimir Putinit, për një mandat të katërt 6-vjeçar si president, pas fitimit të zgjedhjeve në muajin mars.
Prej 18 vitesh është në pushtet, qoftë si president, ashtu dhe si kryeministër, ndërsa kundërshtarët e tij e krahasojnë qëndrimin e tij me mbretërimin e një cari apo perandori.
Putin u zgjodh president me mbi 76% të votave, performanca më e mirë historike e tij, por parregullsi të mëdha u raportuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Por kush është Putin?
Viti 1952: U lind më 7 tetor në Leningrad (sot Shën Pjetërburg), qyteti i dytë më i madh i Rusisë, studioi për drejtësi dhe iu bashkua policisë sekrete KGB, duke shërbyer si një spiun në Gjermaninë Lindore.
Në vitet 1990: Pasi shërbeu si ndihmësi më i lartë i kryebashkiakut të Shën Pjetërburgut, iu bashkua Boris Yeltsinit në Kremlin në vitin 1997, ku u bë shef i FSB-së, (pasardhëses së KGB-së).
Viti 1999: U emërua kryeministër, por shumë shpejt u bë president në detyrë pas dorëheqjes së Yeltsinit.
Viti 2000: U zgjodh president dhe shërbeu për dy mandate 4-vjeçare.
Viti 2008: I ndaluar për të garuar për një mandat të tretë, tronditi analistët me rikthimin në postin e kryeministrit, ndërsa besniku i tij Dmitry Medvedev u bë president.
Viti 2012: U rizgjodh president për një mandat 6-vjeçar, bazuar mbi ligjin e ri.
Viti 2018: Rizgjidhet sërish për mandatin e katërt, edhe ky 6-vjeçar.
KOHA JONË SONDAZH

