Putin citon Ajnshtainin: Lufta e IV Botërore do të bëhet me gurë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore mund të jetë fundi i civilizimit.
Për këtë arsye, shtetet duhet të reduktojnë konfliktet mes tyre.
Gjatë një interviste televizive, Presidenti rus u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të mos përfshihen në konflikte globale, pasi kjo do të përbënte një rrezik për civilizimin.
“Nuk e di se me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me shkopinj dhe me gurë“, tha Putin duke cituar Albert Ajnshtainin.
KOHA JONË SONDAZH

