Putin dhe Lukashenko bëjnë ski në Sochi (VIDEO)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kanë nisur pushimet së bashku. Putin dhe Lukashenko janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrin në resorin e skive në Sochi.
Presidentit më herët zhvilluan një takim pune, por më pas zgjodhën që të kalonin disa orë në resortin Krasnaya Polyana afër Detit të Zi. Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë dy liderët teksa bëjnë ski dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë në takimin e punës, mësohet se Lukashenko ka falënderuar Putinin për mbështetjen ekonomike pasi Rusia i dha Bjellorusisë një kredi prej 1.5 miliard dollarësh shtatorin e kaluar.