Putin dhe Rohani shpresojnë për negociata të suksesshme për programin bërthamor iranian

Presidentët rus, Vladimir Putin dhe iranian, Hassan Rohani shpresojnë që negociatat për programin bërthamor iranian që do të rifillojnë sot në Lozanë do të mbyllen me sukses, theksoi Kremlin.

“Dy krerët shprehën besimin se cikli i ri i kontakteve që filluan sot në Lozanë do të përmbyllet me sukses, gjatë një bisede telefonike”, sipas komunikatës së Kremlinit.

SHBA-ja dhe Irani, relativisht optimistë, rifilluan sot në Lozanë diskutimet për programin bërthamor, të vendosur për të arritur një kompromis historik para fundit të muajit, pavarësisht një konteksti rajonal gjithmonë e më shumë të tendosur dhe dyfishimit së kundërshtarëve të marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?