Putin dhe Trump do takohen të shtunën në Argjentinë

Presidenti amerikan dhe homologu i tij rus pritet të takohen në Argjentinë në mesditën e së shtunës gjatë samitit të G20-ës.

Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi të enjten se bisedimet janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë një ditë pasi kreu i saj, Donald Trump, deklaroi se po mendonte ta anulonte atë për shkak të gjendjes së tensionit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Negociatat duket se kanë qenë intensive. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan të cilit i ka kërkuar të ndërhyjë për të larguar trupat ushtarake Ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Poroshenko u bëri thirrje edhe vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Gjermanisë, që të dërgojë anije luftarake në Detin e Azovit për të mbështetur vendin e tij në përballjen me kundërshtarin rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Putin këmbëngul se forcat ruse vepruan drejt fundjavën e kaluar kur kapën tre anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre.

Masat janë kundërshtuar nga Ukraina, e cila pretendon se qëllimi i vërtetë i Rusisë është pushtimi i detit Azov, njësoj siç bëri me Krimenë katër vite më parë, dhe më pas me Ukrainën Lindore.

Liderët e 20 vendeve të botës do të mbërrijë në Argjentinë këtë të enjte (29 nëntor) për të marrë pjesë në samitin e G20-ës, fokusi i të cilit do të jetë përmirësimi i marrëveshjeve tregtare mes vendeve anëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?