Putin do të dyfishojë nxjerrjen e arit, Rusia e dyta në botë

Mediat e huaja raportojnë se shumë shpejt Rusia do të jetë prodhuesi i dytë më i madh në botë, pasi po planifikon që të dyfishojë nxjerrjen e arit.

Sipas të dhënave të Metals Focus, në vitin 2017 Rusia nxori 8.8 milionë ounce (njësi matëse) ar, duke përbërë 8.3% të prodhimit global.

Depozitat e sapo zbuluara të arit njoftohet se do të lejojnë minatorët që të rrisin nxjerrjen, duke bërë që deri në 2030 të rritet me tetë milionë ounce.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Rusia nrenditet në vendin e tretë në rang global pas Australisë dhe Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, këtë vit kompania shtetarore “Rosgeo” tha se në Republikën e Bashkortostan u gjet një zbulim i ri që mbante rreth 900 ton argjend dhe ar. Sipas vlerësimeve fillestare në këtë zonë ka rreth 87 ton ar, ndërsa argjendi vlerësohet në masën e 787 tonëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?