Putin do të marrë pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë pjesë e një ceremonie që mbahet muajin e ardhshëm në Paris për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka njoftuar Kremlini. “Më 11 nëntor ne jemi duke planifikuar të udhëtojmë në Paris. Do të marrim pjesë në ceremoni” ka thënë ndihmësi i presidentit Putin për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë shumë liderë shtetërorë, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje. I pyetur nëse presidenti rus dhe ai amerikan do të zhvillojnë ndonjë takim në kryeqytetin e Francës, Ushakov u ka thënë gazetarëve se ende nuk është diskutuar diçka e tillë.

Ai ka thënë se Putin do të jetë pjesë e një mëngjesi të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe më pas do të dërgojë lule në monumentin e ushtarëve rusë në Paris. Ushakov po ashtu ka konfirmuar se këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton do të jetë në Moskë në fillim të javës së ardhshme për të biseduar me homologun e tij rus, Nikolai Patrushev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar në nivelin e periudhës pas Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014, rolin e Moskës në luftën në Siri dhe lindje të Ukrainës, ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars në Britani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin e muajit korrik në mes të Trumpit dhe Putinit në Helsinki, të dy liderët kanë dështuar të përmirësojnë marrëdhëniet, pasi administrata amerikane ka vazhduar të ndëshkojë Rusinë me sanksione të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?