Putin dorëzon zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e 2024-ës në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin, ka paraqitur zyrtarisht dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. “Ai i dorëzoi ato”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat shtetërore ruse.

Mbështetësit e Putinit të shtunën e emëruan zyrtarisht atë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 si një kandidat i pavarur.

Emërimi nga një grup prej të paktën 500 mbështetësish, sipas ligjit zgjedhor rus, është i detyrueshëm për ata që nuk konkurrojnë nën logon e një partie. Kandidatët e pavarur gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300,000 nënshkrime mbështetjeje nga 40 rajone ose më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?