Putin e Trump bëhen bashkë, ja për çfarë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i SHBA-ve Donald Trump, pas shumë tensioneve midis dy super-fuqive, janë bërë në një mendje duke i hedhur poshtë akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciale të vitit të kaluar në Amerikë.
Ata i konsideruan “lajmet e rreme” si arsyetim të demokratëve për të shpjeguar humbjen e tyre në zgjedhje.
Gjatë një interviste për gazetën franceze Le Figaro, Putin i ka dënuar ashpër akuzat për përfshirjen e Rusisë në hakimin e e-maileve të Komitetit Kombëtar Demokratik që u zbuluan vitin e kaluar në Amerikë.
“Demokratët duan t’ia sqarojnë vetes dhe të tjerëve që nga ana e tyre ishte gjithçka në rregull,dhe se dikush tjetër i mashtroi nga jashtë”, ka thënë Putin.
Gjatë intervistës Putin tha se demokratët krijuan këtë “trillim” rreth Rusisë sepse “e urrejnë ta pranojnë faktin se ata kanë humbur sepse personi që ka fituar zgjedhjet ishte më i afërt me nevojat e qytetarëve”.
Putin po ashtu ka thënë se akuzat e ndërhyrjes nga ana e rusëve kanë destabilizuar çështjet ndërkombëtare, shkruan “Rel”.
Edhe presidenti Trump ka dhënë deklarata të ngjashme përmes një postimi në Twitter duke thënë se zyrtarët rusë “mund t’i konsiderojnë qesharake arsyetimet e demokratëve se ishin ‘lajmet e rreme’ arsyeja e humbjeve të tyre në zgjedhje”.
Trump shpesh u referohet raportimeve të mediave të pavarura si “lajme të rreme”. Kjo pasi, shumica e raporteve të mediave janë përqendruar në konkluzionet e agjencive të zbulimit në SHBA se Moska u përpoq përmes hakimit të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
KOHA JONË SONDAZH

