Putin feston 68 vjetorin, Rusia teston me sukses një raketë supersonike

Një 68 vjetorin e lindjes së presidentit Vladimir Putin, ushtria ruse ka konfirmuar se ka testuar me sukses raketën Tsirkon nga bregu verior i Rusisë. Presidenti Putin këtë ngjarje e ka konsideruar si “shumë të madhe” për këtë shtet.

Shefi i Përgjithshëm i stafit, Valery Gerasimov gjatë një video-konference ka thënë se testimet janë kryer në Detin e Bardhë, duke theksuar se raketa supersonike ka fluturuar me shpejtësi tetë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit.

“Pajisja e Forcave tona të Armatosura -ushtrisë dhe marinës – me sistemet më të fundit të armëve, krejtësisht të pakrahasueshme, do të sigurojë kapacitetet tona mbrojtëse për një kohë të gjatë”, ka thënë Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti rus ka folur vazhdimisht për armët e reja, sikurse Tsirkon, duke pretenduar se nuk janë të krahasueshme me asnjë armë tjetër në botë, dhe nuk mund të ndalen nga asnjë sistem. Ndërkohë vitin e kaluar, lideri rus ka thënë se raketa Tsirkon do të mund të fluturojë më 9 mars si dhe është zotuar për forcim të prezencës ushtarake të Rusisë në Arktik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?