Putin gati të braktisë G20-ën, pas sulmeve të Perëndimit për krizën në Ukrainë
Zyrtari rus tha për Reuters se Putin po planifikon t’i shpëtojë një sesioni pune të dielën në ditën e dytë të samitit në Brisbane, sepse ai e sheh të nevojshme që të marrë pjesë në disa takime në Moskë.
Rusia ka mohuar se është e përfshirë në përshkallëzimin ushtarak në Ukrainë, ku lufta deri tani ka lënë 4000 të vdekur. Por pas kësaj deklarate mohuese, presidenti rus u përball me sulme të forta nga liderët perëndimorë, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Barack Obama dhe kryeministrin kanadez Stephen Harper.
“Do ta shtrëngojë dorën me ty , por kam vetëm një gjë për t’iu thënë : Ju duhet të largoheni menjëherë nga Ukraina”, i tha kryeministri kanadez Harper, Putinit në samitin e G20.
Presidenti amerikan Barac Obama tha se agresioni rus kundër Ukrainës ishte një kërcënim për botën, ndërsa Këshilli Evropian, i kërkoi Moskës të tërheqë trupat dhe armët nga shteti fqinj dhe tu bëjë presion rebelëve prorusë në Ukrainë që të pranojnë armëpushimin.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara ishin në krye të frontit për të kundërshtuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është një kërcënim për botën, siç u pa me atë që ndodhi me avionin MH17, të rrëzuar nga rebelët prorusë.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian është duke diskutuar për të vendosur sanksione të tjera financiare ndaj individëve rus, për shkak të krizës në Ukrainë.
“Situata e tanishme nuk është e kënaqshme,” u tha Merkel gazetarëve në samit.
Ministrat e jashtëm të Evropës do të takohen të hënën për të vlerësuar situatën në Ukrainë dhe nëse hapat e mëtejshëm, duke përfshirë sanksionet shtesë, janë të nevojshme kundër Rusisë,- tha Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy.