Putin i përgjigjet Biden: Nuk kemi asnjë interes për të sulmuar NATO-n

“Rusia nuk ka asnjë arsye për të sulmuar NATO-n”. Kjo është deklarata e dhënë së fundmi nga presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA e di mirë se Moska nuk ka plane për ta bërë këtë.

Putinit iu kërkua të komentonte komentet e presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha në fillim të këtij muaji se Moska mund të sulmojë aleancën nëse ajo mbizotëron në konfliktin e Ukrainës. Kreu i Kremlinit hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij amerikan duke i cilësuar si “të pakuptimta”.

Putin vazhdoi duke thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilin ai e quajti “mjeshtër” i NATO-s, me siguri e di se “Rusia nuk ka asnjë interes gjeopolitikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht në luftën kundër NATO-s.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?