Putin kërkon luftë? Mund të shpallë pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës lindore

Në një kohë që trysnia është drejt një lufte, Presidenti rus Vladimir Putin mund të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore, një veprim që do të rriste tensionet me Perëndimin mes frikës se Kremlini mund të nisë një pushtim të afërt të Ukrainës.

Takimi i regjistruar paraprakisht i Këshillit të Sigurimit presidencial erdhi në mes të një shpërthimi të përleshjeve në Ukrainën lindore që fuqitë perëndimore besojnë se Rusia mund ta përdorë si një pretekst për një sulm ndaj demokracisë me pamje perëndimore që ka sfiduar përpjekjet e Moskës për ta tërhequr atë, në orbitën e saj.

Me rreth 150,000 trupa ruse të grumbulluara në tre anët e Ukrainës, SHBA-ja ka paralajmëruar se Moska tashmë ka vendosur të pushtojë.

SHKARKO APP