Putin kërkon marrëveshje me Trump, por ka 25% mundësi që takimi të dështojë

Presidenti amerikan Donald Trump zbeh shpresat për një arritje të rëndësishme gjatë takimit të së premtes me Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka shumë besim për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. ”Megjithatë, herët a vonë do t’ia arrijmë”, pohon ai në një intervistë për radion Fox News. Trump riktheksoi se takimi në Alaskë mund t’i hapë rrugën një takimi tjetër trepalësh me Zelenskyn, edhe pse pranon se ka 25 për qind mundësi që bisedimet të mos jenë të suksesshme.

Trump tha se do të duhet të ketë marrë e dhënie kufijsh mes Kievit dhe Moskës. Gjatë një bisede me liderët europianë të mërkurën, kreu i Shtëpisë së Bardhë thuhet të jetë dakordësuar se çdo çështje territoriale duhet të vendosej me përfshirjen e Zelenskyt. Ai shtoi më tej se, nëse do të jetë një takim i mirë me Putin, do të telefonojë Zelenskyn për të planifikuar një takim të dytë, i cili, sipas tij, është i nevojshëm për një akord. Por nëse takimi do të shkojë keq, nuk do të telefonojë askënd.

Sipas tij, Putin është i gatshëm për një ujdi dhe njoftimi për sanksionet ka ndikuar në vendimin e Rusisë për të kërkuar një takim. Kremlini njoftoi se takimi i shumëpritur mes dy udhëheqësve do të nisë në orën 11:30 me orën lokale (21:30 me orën tonë). Siç thuhet, dy presidentët do të zhvillojnë fillimisht bisedime dypalëshe në prani të përkthyesve dhe më vonë do t’u bashkohen edhe 5 pjesëtarë të secilit delegacion. Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar të mbahet në mbyllje të takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?