Putin: Kievi iu kthye terrorizmit

Kievi iu kthye “praktikës së terrorizmit” në vend që të përpiqet të zgjidhë në mënyrë paqësore krizën e Ukrainës. Një deklaratë e tillë u bë sot nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke komentuar  një raport të FSB-së, sipas të cilit është mundësuar ndalimi i sulmeve terroriste në Krime, të pilotuara nga inteligjenca ukrainase.

“Ukraina është duke luajtur një ‘lojë të rrezikshme’”, shtoi lideri rus duke folur para gazetarëve, ndërsa i ka cilësuar veprimet e Kievit si “kriminale dhe budallaqe”.

Sipas tij, Moska nuk mundet as që të mbyllë sytë para vdekjes së punonjësit të saj të shërbimit, i cili u vra pikërisht gjatë operacioneve speciale për të parandaluar sulmet terroriste në Krime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikundër shtoi edhe faktin tjetër se duke pasur parasysh që drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës thuhet që ishte pas kërcënimeve të sulmeve terroriste në Krime, është e pakuptimtë të takohesh me autoritetet ukrainase për të gjetur një zgjidhje mbi krizën e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se liderët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë e kishin lënë të takoheshin në të ashtuquajturin “Formati i Normandisë” për të diskutuar procesin e paqes në Ukrainë, në kuadrin e punimeve të G20 në Kinë.

“Gjithsesi, Kievi ka treguar se nuk është i interesuar për bisedime paqësore”, – u tha më tej gazetarëve presidenti rus,  duke shtuar se ai do të donte t’ua parashtronte çështjen partnerëve amerikanë dhe evropianë të Moskës.

“Unë mendoj se është e qartë që autoritetet e tanishme të Kievit nuk janë duke kërkuar rrugë për zgjidhjen e problemeve përmes negociatave, por i janë kthyer terrorizmit”, apeloi Putin, duke e cilësuar këtë zhvillim si mjaft alarmant.

Kujtojmë se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi sot se kishte zbuluar një grup të infiltruar në Krime në afërsi të kufirit me Ukrainën. Mjete shpërthyese dhe municione të përdorura nga forcat speciale të ushtrisë ukrainase u zbuluan në vendin e ngjarjes, ndërsa shumë përpjekje për sulme janë parandaluar gjatë kësaj jave nga trupat ruse, raportojnë mediat vendase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?