Putin: Komandantin kroat e dua të gjallë para meje
Në kohën kur qeveria kroate mendoj që do të ketë mundësi të relaksojë marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë, kur një delegacion kroat do të udhëtojë sot drejt Moskës, është ngritur çështja e mercenarëve nga Kroacia në luftën e Ukrainës.
Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar duke e konsideruar shqetësuese faktin që ministrja e jashtme kroate, Vesna Pushiq e ka pranuar publikisht se në luftën që po zhvillohet në pjesën lindore të Ukrainës ka vullnetarë kroatë që po luftojnë kundër forcave pro ruse, transmeton Indeksonline.
Informacionet që posedon Rusia është se një nga batalionet me të suksesshme që luftojnë në të mirë të ukrainasve, batalioni ‘Azov’ udhëhiqet nga një person i huaj i cili sa herë komunikon me të tjerët e përdor një gjuhë që rusëve iu duket se është gjuhë kroate.
Për këtë arsye, komandanti i këtij batalioni e ka marrë pseudonimin ‘Horvat’ që në rusisht i bie kroati.
Për shkak të suksesit të madh të këtij batalioni kundër separatistëve pro rusë, komandantët pro rusë e kanë organizuar një njësi speciale e cila, derisa të fillojë armëpushimi, do të bëj përpjekje për ta kapur ‘Horvatin’, dhe ta mbajnë të gjallë.