Putin konferencë me Erdogan: Rusi-Turqi, t’u rikthehen lidhjeve

“Kemi pasur një diskutim konstruktiv mbi marrëdhëniet dypalëshe. Para së gjithash, pavarësisht situatës politike në vendin e tij, presidenti Erdogan gjeti kohën për të vizituar Shën-Petërburgun”.

Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Duke shtuar faktin se bisedimet në Shën-Petërburg janë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve Rusi-Turqi, teksa dy liderët do të diskutojnë gjithashtu edhe mundësinë e heqjes së masave ekonomike mes dy vendeve të imponuara ndaj njëri-tjetrit. Sipas tij, Rusia do të heqë gradualisht kufizimet që kishte vendosur ndaj kompanive turke.

“Pas konferencës për shtyp, do të kemi mundësinë për t’u folur drejtuesve të kompanive të mëdha nga Rusia dhe Turqia. Nënkuptoj heqjen graduale të masave të posaçme ekonomike, kufizimeve të vendosura më parë ndaj kompanive turke. Ne kemi diskutuar rizgjimin e bashkëpunimit tonë ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia dhe Turqia i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të rivendosur lidhjet dhe për t’i sjellë ato në nivelin e para-krizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë besoj se ne i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë e nevojshme për rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në atë masë dhe Rusia është e gatshme dhe dëshiron ta  bëjë këtë”, tha më tej Putin në konferencën e shtypit pas takimit me Erdogan.

Rusia kërkon t’i rikthejë plotësisht lidhjet me Turqinë, mbi të cilat së fundmi është duke hartuar edhe një program afatmesëm bashkëpunimi 2016-2019 në fusha që përfshijnë ekonominë dhe shkencën.

“Sa për rivendosjen e marrëdhënieve tona, në shtrirjen e plotë të tyre: a e duam ne këtë? Po, e duam dhe do të jetë kështu. Pas disa kufizimeve që u ishin imponuar marrëdhënieve tona, disa transformime kanë ndodhur dhe ne do të duhet t’i mbajmë në mendje ato me rivendosjen e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe tregtar”, u tha mes të tjerash Putin gazetarëve.

Në këtë drejtim, ai tha se palët vendosën të hartojnë një program afatmesëm bashkëpunimi ekonomik, teknik dhe shkencor për tre vitet e ardhshme. Duke theksuar faktin se shpresohet që ai të jetë në gjendje për të dalë brenda një jave.

“Unë do të doja ta falënderoja presidentin turk Erdogan për mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”, e ka mbyllur deklaratën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Erdoganin, presidenti rus, Putin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?