Putin-mania, më e rrezikshme se tanket ruse

 

Sekreti i joshjes prej Putinit është shumë i thjeshtë: Nëse urren dominimin e Amerikës në çështjet globale dhe gjithë sa shkon bashkë me këtë dominim (ekonomi liberale, të drejta të homoseksualëve, The Simpsons) atëherë me shumë gjasë do të gjesh diçka për ta pëlqyer tek operativi në krye të Kremlinit. Partia Komuniste Kineze? Shumë e mërzitshme. Ajatollahët e Iranit? Shumë fetarë. Venezuelasit, bjellorusët, sudanezët? Jo seriozë. Por Rusia e Putinit është e madhe, e egër, dhe e armatosur rëndë – e aromatizuar këndshëm me një kulturë pop të pavlerë si edhe një dozë krekosjeje neofashiste. çfarë ka për të mos pëlqyer?

Për pjesën më të madhe të Perëndimit, Vladimir Putini është një gogol. Marrëdhënia e tij e dashurisë me separatisët banditë në Ukrainën lindore e ka errësuar imazhin e tij nëpër botën demokratike. Në nëntor atij iu desh të largohet para kohe nga samiti i G20 në Australi, pasi u shpërfill nga pothuajse çdo udhëheqës i rëndësishëm…

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?