Putin me 3 sozi? Inteligjenca ruse e mohon

A po përdor presidenti rus Vladimir Putin sozitë e tij në daljet publike? Thashethemet dhe dyshimet kanë disa muaj që kanë marrë jetë, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, por tanimë deklarata e autoriteteve të Kievit i dha tonë serioziteti çështjes.

Fotot e ekzaminuara tregojnë dallimet në tiparet e fytyrës së presidentit rus Vladimir Putin, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë tezën e inteligjencës ukrainase. “Cari”, sipas analistëve, ka të paktën 3 versione të tij.

Në reagimin zyrtar të Kremlinit, Dimitri Peskov i mohoi të gjitha aludimet duke u përgjigjur se kjo është një tjetër gënjeshtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shikoni vetë se si është presidenti ynë. Ai ka qenë gjithmonë dhe është ende super aktiv. Është thjesht zili për energjinë e tij”, tha Peskov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?