Putin Merkelit: Ju s’mundët dot Serbinë, ndaj s’keni ç’i bëni as Rusisë
Në bisedimet rreth zgjidhjes paqësore të krizës në Ukrainë e cila do të dërgonte gjithë botën në një luftë të re botërore, presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, në tavolinë përballë kancelares gjermane, Angela Merkel, si argument të rëndësishëm ka nxjerrë serbët dhe Serbinë.
Siç raporton “Informer”, Putin, në ato bisedime me shefin e shtetit francez, Fransua Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një moment i është drejtuar kancelares Merkel duke i thënë në fytyrë: "Ju gjermanët nuk e keni mundur dot Serbinë e vogël në vitin 1915, prandaj nuk do të mund të shkatërroni Rusinë e madhe në vitin 2015".
Gjithashtu, Presidenti rus i ka thënë Merkelit dhe Hollande se ajo çfarë po u bëhet rusëve në Ukrainë, “është parë edhe tek shembulli i serbëve në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë”.
KOHA JONË SONDAZH

