Putin “nderon” Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili zbuloi sekretet e operacioneve të mëdha të vëzhgimit të inteligjencës amerikane ka marrë shtetësinë ruse nga presidenti Putin.

39 vjeçari Snowden ka jetuar në ekzil në Rusi që kur ekspozoi programin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë që preku miliona amerikanë në vitin 2013. Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh në SHBA, nuk ka bërë asnjë koment publik.

Në vitin 2020, mbikëqyrja e NSA e miliona të dhënave telefonike të amerikanëve u shpall e paligjshme nga Gjykata e Apelit në SHBA.

SHKARKO APP