Putin, në krye të listës së personaliteteve të vitit 2014!
Vladimir Putin u rendit në krye të klasifikimit të personaliteteve më të njohura apo me më shumë influencë të vitit 2014, një vit me ngjarje ndërkombëtare të rënda dhe dramatike gjatë të cilit dhuna ka arritur nivele të pazakonta prej shumë kohësh.
Shpërthimi i dhunës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, veçanërisht në Nigeri, nënkuptohet nga prania në këtë selektim të shefit të grupit të Shtetit Islamik, Abou Bakr Al-Baghdadi dhe gjimnazisteve nigerianë të Chibokut rrëmbyer nga Boko Haram, organizata këto që simbolizojnë mizorinë.
Dinjiteti impresionues i Diane dhe John Foley ka lënë gjurmë në vitin 2014. Djali i tyre, gazetari amerikan, James Foley ishte pengu i parë perëndimor që u ekzekutua nga grupi i Shtetit Islamik. Ata bëjnë pjesë gjithashtu në listën prej 10 personalitetesh, që u realizua në bashkëpunim me redaksinë e AFP-së në mbarë botën dhe për hartimin e të cilës morën pjesë rreth 380 gazetarë.
Më poshtë vijojnë 10 personalitet e vitit 2014. Malala dhe papa Françesku, të cilët bënin pjesë në listën e vitit 2013, janë të pranishëm edhe këtë vit.
VLADIMIR PUTIN: Me konfliktin ukrainas dhe aneksimin e Krimesë, marrëdhëniet Lindje-Perëndim kaluan krizën më të rëndë që prej një çerek shekulli dhe rrëzimit të Murit të Berlinit. Në moshën 62-vjeçare, presidenti rus, Vladimir Putin, deri tani aleat i vështirë i perëndimorëve është aktori kryesor i këtij konfrontimi që kërcënon në çdo moment të shkaktojë një tjetër ”Luftë të Ftohtë”.
ABOU BAKR AL-BAGHDADI: Ky irakian i lindur në vitin 1971 drejton grupin e Shtetit Islamik, origjinë gjatë këtij viti e një kaosi të madh në gjeopolitikën e Lindjes së Mesme. Ai shpalli një kalifat në pjesë të mëdha të territoreve siriane dhe irakiane duke hequr kufirin mes dy vendeve dhe duke mbretëruar aty me një terror të pamëshirshëm. Një koalicion nën drejtimin e SHBA-së u krijua për t’i luftuar.
GJIMNAZISTET E CHIBOK: Ato u rrëmbyen nga grupi islamik Boko Haram në mes të muajit prill dhe fati i tyre shkaktoi irritim në mbarë botën. Një fushatë ”bringbackourgirls” u ndërmor në rrjetet sociale dhe ato u bënë simbole të dhunës së pamëshirshme të kryer nga kjo organizatë që shpalli mbështetjen për grupin xhihadist të Shtetit Islamik.
PAPA FRANÇESKU: Zgjedhur papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio ishte sigurisht një papë me një stil të ri. Ai e konfirmoi këtë gjatë këtij vit duke bërë disa hapje, për momentin të pakonkretizuara, kundrejt divorceve në Kishë. Ai gjithashtu mbështeti të krishterët e Lindjes dhe u kërkoi liderëve dhe intelektualëve myslimanë të dënojnë dhunën e xhihadistëve.
MALALA YOUSAFZAI: Ikona botërore e arsimimit të vajzave, pakistanezja u bë në moshën 17-vjeçare, fituesja më e re e çmimit Nobel për Paqe në histori. Ajo premtoi se do të vazhdonte luftën për arsimimin e të gjithë fëmijëve. Ajo e ndau çmimin me indianin, Kailash Satyarthi.
JOSHUA WONG – Në moshën 18-vjeçare, ai u bë një prej imazheve të lëvizjes që u shfaq këtë vit në Hong Kong dhe që sfidoi Pekinin. ”Revolucioni i Çadrave” duket se ka përfunduar ose do të ndërpritet deri në fund të vitit 2014. Por, Joshua Wong dhe liderët e tjerë dëshirojnë të besojnë se kërkesa e tyre për një demokraci të vërtetë politike nuk do të mund të injorohet.
DIANE ET JOHN FOLEY – Djali i tyre, James Foley, gazetari amerikan i pavarur, i rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012, ishte i pari prej perëndimorëve në duart e Shtetit Islamik që u ekzekutua. Dinjiteti impresionues i Diane dhe John Foley la gjurmë në vitin 2014. James Foley kishte kontribuar me mbulimin për AFP të konfliktit sirian.
OSCAR PISTORIUS – Ylli i handisportit u bë personazhi kryesor i procesit gjyqësor dhe kriminal të vitit, ndjekur në Afrikën e Jugut dhe në pjesën tjetër të botës. Nata tragjike e Shën-Valentinit në vitin 2013 kur ai vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp dhe më pas një proces i gjatë gjyqësor i transmetuar nga televizione të shumta dhe një dënim me pesë vjet burg që u kontestua menjëherë.
THOMAS PIKETTY – Libri i tij “Kryeqyteti i shekullit të XX” ishte i përbërë prej 970 faqesh. Qindra mijëra kopje u shitën në Francë, por gjithashtu në SHBA dhe në Britaninë e MAdhe ku shpjegimet e tij për thellimin e pabarazive patën një jehonë të konsiderueshme.
Me Jean Tirole, çmimi Nobel këtë vit, ai dëshmon vitalitetin e shkencës ekonomike në Francë, në një kohë që vendi në mënyrë paradoksale po lufton me krizën.
JACK MA – Ai është figura më e njohur e një kapitalizmi kinez gjithnjë e më shumë të fuqishëm, themelues i gjigantit në internet ”Alibaba” që përbën një bashkim të ”Amazon”, ”eBay” dhe ”Google”. Ky ish-profesor i anglishtesh, 50 vjeç, është sot personi më i pasur në Kinë.