Putin: Nuk e manipulova rezultatin e Brexit
Ditën e votimit për referendumin që do largonte ose jo Britaninë nga Bashkimi Europian, pati spekulime se zgjedhjet po manipuloheshin pasi shënimi me laps në fletën e votimit mund të fshihej.
Këto pretendime në fakt u ngritën nga pala që fitoi referendumin.
Megjithatë, Sekretari i Jashtëm në Britani, Philip Hammond ka akuzuar se agjentët rusë kanë ndërhyrë për të manipuluar rezultatin.
Sipas tij, Rusisë i interesonte dalja e Britanisë nga BE, për të krijuar kaos në Evropë.
Por Putin tha i zemëruar se ishte vetë kryeministri David Cameron që donte largimin e Britanisë nga BE.
“E kam thënë që nuk kemi ndërhyrë kurrë, nuk kemi folur dhe jemi sjellë siç duhet”.
“Komente të tilla nuk kanë asnjë bazë. Kjo është një përpjekje e dështuar për të ndikuar opinionin publik në Britani”.
“Siç po e shohim, Cameron nuk mori as… rezultatin e dëshiruar”.
KOHA JONË SONDAZH

