Putin nuk tërhiqet nga qëndrimi: Rusët dhe ukrainasit janë një popull
Presidenti rus Vladimir Putin, vijon të mbajë të njëjtin qëndrim, se Ukraina dhe Rusia janë një popull. Putin po ashtu theksoi se nuk do të tërhiqet asnjëherë nga kjo deklaratë, të cilën e ka bërë disa herë ndër vite. “Unë nuk do ta tërheq kurrë deklaratën time se Rusia dhe Ukraina janë një popull”.
Ende nuk ka një qëndrim sa i takon thirrjet nga presidenti i Ukrainës, Zelensky që ai dhe Putin të ulen në një tryezë dhe ti japin fund luftës ruse që çdo minutë po shkakton viktima dhe shkatërrim të qyteteve ukrainase.
“Ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet lufta”, tha në një intervistë për CNN. “Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”,- shtoi ai Ai iu referua takimit të Putin me Macron një muaj më parë, ku ishin ulur në një tryezë 30 metra larg njëri-tjetrit.