Putin paralajmëron “kaos” global
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për “kaos” global gjatë një bisede telefonike me presidentin e Iranit, të fokusuar tek sulmi i së premtes mbrëma mbi Sirinë.
Një deklaratë e lëshuar nga Moska zyrtare mbi këtë bisedë tregon se shefi i Kremlinit dhe Hassan Rouhani diskutuan gjatë mbi sulmin raketor që shënjestroi një laborator shkencor dhe dy depo armësh kimike.
Ata kanë rënë dakord “se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike ne Siri”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump e urdhëroi mësymjen në koordinim me Francën dhe Britaninë e Madhe, si kundërpërgjigje të sulmit të supozuar kimik në fortesën rebele të Dumës, ku u vranë dhjetëra vetë.
Rusia dhe Irani e kanë ruajtur mbështetjen e tyre për Asadin pavarësisht se regjimi i tij është përfolur vazhdimisht për përdorim armësh të kësaj natyre, të cilët Moska pat deklaruar në 2013-ten se do t’i ndalojë.
KOHA JONË SONDAZH

