Putin përgëzon presidentin Trump për fitoren: Jam gati të flas me të, burrë i guximshëm

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thyer heshtjen për fitoren e Donald Trump dhe është shprehur se ai është gati të flasë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Një ditë pas fitores së Trump, ai tha se ishte i impresionuar nga sjellja e tij pasi i mbijetoi një atentati në një tubim në korrik.

Ai e përshkroi Trumpin si një “burrë të guximshëm” dhe se çdo ide për lehtësimin e përfundimit të krizës në Ukrainë meriton vëmendje. Putin uroi Trumpin pas një fjalimi që mbajti gjatë një konference ndërkombëtare në Soçi në Detin e Zi.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta uroj atë për zgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Putin. I pyetur nëse është i hapur për të mbajtur bisedime me Trumpin, udhëheqësi rus tha: “Jam gati”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?