Putin redukton me 10% pagën e tij dhe të zyrtarëve të lartë

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot reduktimin e pagës së tij dhe të disa zyrtarëve të lartë rusë, ndërkohë që Ekonomia e Rusisë është në krizë si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe përkeqësimit të rublës.

”Nga 1 marsi deri më 31 dhjetor 2015, pagat e presidentit rus, kryeministrit, Dmitri Medvedev, të prokurorit të përgjithshëm, Iouri Tchaika dhe të presidentit të Komitetit të hetimit, Alexandre Bastrikine do të pësojnë një ulje me 10 për qind”, sipas një dekreti të nënshkruar sot nga Putini.

Ky reduktim do të aplikohet gjithashtu për pagat e personave të punësuar në administratën presidenciale dhe në kabinetin e qeverisë, sipas një dekreti të dytë të nënshkruar sot nga presidenti.

Në muajin prill 2014, një dekret i Kremlinit trefishoi pagën e Putinit,  i cili pretendonte se bënte një jetë të thjeshtë dhe se ishte në vitin 2013 më pak i paguar se minitrat e tij.

Që prej disa muaj, Rusia është prekur nga një krizë e rëndë ekonomike, shkaktuar nga sanksionet e perëndimorëve lidhur me konfliktin ukrainas dhe rënien e çmimit të naftës.

SHKARKO APP