Putin: SHBA dhe Rusia në një krizë të thellë. Kjo pasi mbështetët “grushtin e shtetit në Kiev” në 2014

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Moskë Lynne Tracy se dy shtetet janë në krizë të thellë. Situata mes dy shteteve, sipas liderit rus, ka ardhur në këtë pikë pasi Uashingtoni mbështeti “grushtin e shtetit në Kiev” në 2014.

Po ashtu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj, Putin deklaroi se Moska nuk dëshiron që të izolohet. Për të vendi që ai drejton mbetet i hapur për “bashkëpunim” me të gjitha vendet mbi bazën e parimit të “barazisë”.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Zelensky po udhëton në Poloninë fqinje për herë të parë që nga nisja e pushtimit. Presidenti Duda ka bërë të ditur se Varshava tashmë ka transferuar tetë luftëtarë Mig-29 në Kiev dhe do të dërgojë 6 të tjerë.

SHKARKO APP