Putin takohet në Moskë me të dërguarin e Trump për armëpushimin me Ukrainën, Kremlini: Ka pyetje që duan përgjigje

Kremlini ka konfirmuar se i dërguari amerikan Steve Witkoff u takua me Presidentin Vladimir Putin mbrëmë vonë dhe deklaroi se pozicioni i udhëheqësit rus është i përafruar me atë të Donald Trump-it, megjithëse ka ende punë për të dyja palët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia “mori informacione shtesë” nga Witkoff dhe se Presidenti Putin, nga ana e tij, i dha atij “informacion dhe një sinjal shtesë për Presidentin Trump”.

Presidenti Putin “u pajtua” dhe “shprehu solidaritet” me qëndrimin e Presidentit Trump, tha Peskov, por vuri në dukje konferencën e djeshme për shtyp, ku lideri i Kremlinit “shprehu një sërë pyetjesh që duhet të marrin përgjigje së bashku… Ka ende shumë punë për të bërë”.

Kremlini ndan “optimizmin e kujdesshëm” të shprehur nga Këshilltari Amerikan për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, lidhur me procesin e paqes në Ukrainë, tha Peskov.

Duket se Kremlini ende dëshiron të përcjellë një gatishmëri dhe konstruktivitet, duke theksuar një vizion të përbashkët me Shtëpinë e Bardhë, të paktën në pamje të parë.

Por, po aq e qartë është se nuk do të detyrohet në një vendim të nxituar.

Përsëri, Kremlini thotë: parimisht biem dakord, por le të presim e të shohim.

SHKARKO APP