Putin: Të mos rritet çmimi i vodkës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë që të ndalojë rritjen e çmimit të vodkës.

Sipas BBC, Putin thotë se rritja e çmimit të vodkës mund të bëjë që njerëzit të kthehen tek konsumimi i alkoolit ilegal dhe mundësisht të pasigurt.

Rusia po përballet me një krizë ekonomike. Monedha vendase, rubla, ka rënë ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një studimi të publikuar vjet, 25 përqind e meshkujve rusë vdesin rreth moshës 55 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alkooli është faktor që ndikon në këtë drejtim.

Që prej vitit të shkuar, çmimi i një gjysmë litri vodka është rritur me 30 përqind në një total prej 4.10 dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?