Putin telefonatë me Theresa May: Të rrisim bashkëpunimin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren britanike, Theresa May, me iniciativën e kësaj të fundit.
Nga ana e tij, Putin i përcolli edhe njëherë asaj urimet për emërimin në postin e lartë.
Ndërsa gjatë diskutimit mes tyre të çështjeve aktuale dypalëshe, të dy liderët shprehën pakënaqësinë me parametrat aktuale të bashkëpunimit në politikë, tregti dhe sferat ekonomike. Ata ranë dakord të rrisin punën e përbashkët në disa fusha.
Nga ana e saj, Theresa May ka konfirmuar pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në festimet e nivelit të lartë të ngjarjes së paharrueshme historike në fund të gushtit, 75-vjetori i ardhjes së konvojit të parë britanik Arktik në Arkhangelsk, disa javë pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik prej Gjermanisë naziste.
Gjithashtu, të dy liderët ranë dakord për të nxitur dialogun mes agjencive të inteligjencës lidhur me sigurinë e aviacionit dhe për t’u takuar nga afër në një të ardhme të afërt.
KOHA JONË SONDAZH

