Putin: Ukraina vetëm një pretekst, perëndimorët duan frenimin e Rusisë

“Sanksionet ishin vetëm një reagim nervoz i SHBA-së dhe aleatëve të tyre”, theksoi Putin gjatë një fjalimi të përvitshëm para kombit, para dy dhomave të Parlamentit.

“Edhe pa ato (Krimenë, Ukrainën) ata do të shpiknin nje gje te tille. Ata do të organizonin diçka tjetër për frenuar mundësitë në rritje të Rusisë. Kjo mënyrë të bëri nuk daton që prej dje”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin mban sot fjalimin e përvitshëm para kombit, në një atmosferë paqartësish ekonomike dhe tensioni me Perëndimin për Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalimi para dy dhomave të parlamentit, 85 guvernatorëve të vendit dhe dhjetëra personaliteteve është fjalimi i njëmbëdhjetë i Putinit para kombit dhe duhet patur parasysh se në këto fjalime ai ka njoftuar iniciativa politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?