Putin urdhëron vaksinim masiv në Rusi
Presidenti rus, Vladimir Putin i urdhëroi zyrtarët të nisin vaksinimin masiv për koronavirus javën e ardhshme dhe të hapin programin e imunizimit për të gjithë rusët.
Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus e nisi vaksinimin në shkallë të gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet tha se 1.5 milionë rusë e kanë marrë tashmë vaksinën Sputnik V, e cila kushton më pak se 20 dollarë.
“Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, u tha Putin zyrtarëve në një takim qeveritar me video-lidhje, të transmetuar në televizionin shtetëror.