FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Putini është i gatshëm të takohet me Trumpin”

Kremlini ka thënë sot se presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të jetë i gatshëm të mbajë një samit me homologun e tij amerikan, Donald Trump, pavarësisht dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga vendet Perëndimore.

“Kjo varet nga Amerika, por Rusia vazhdon të jetë e hapur”, për një takim të tillë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Putin është i gatshëm dhe pala ruse është e gatshme për marrëdhënie reciproke të dobishme dhe të besimit me të gjitha vendet, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara e deri tek kundërshtarët ose partnerët tanë”, ka shtuar Peskov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peskov po ashtu ka thënë se Rusia nuk ka informacione rreth gatishmërisë së Trumpit për t’u takuar me Putinin, pas vendimit të Uashingtonit për të dëbuar mbi 60 diplomatë rusë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën 28 shtete kanë vendosur që të dëbojnë diplomatët rusë, në përgjigje të sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani.

Londra dhe aleatët e saj e kanë fajësuar Moskën, por Kremlini vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në këtë sulm.(rel)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?