Putini po mashtrohet nga këshilltarët, ushtarët refuzojnë urdhrat dhe po rrëzojnë vetë avionët

Shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, Sir Jeremy Fleming, thotë se komanda dhe strukturat e kontrollit të fushatës ushtarake të udhëheqësit rus, Vladimir Putin janë në kaos pasi ushtarët refuzojnë urdhrat, sabotojnë pajisjet ushtarake dhe aksidentalisht rrëzojnë avionët dhe helikoperët e tyre.

Këshilltarët e Putinit e gënjejnë atë për humbjet e ushtrisë, apo diskutojnë mes tyre për izolimin e despotit rus dhe qasjen e tij autoritare. Për Sir Jermey, gabimet e Putinit e kanë detyruar atë që të adoptojnë planin B, që ka qenë barbaria ndaj civilëve dhe qyteteve.

Shefi i agjencisë britanike të përgjimeve, po ashtu ka paralajmëruar Kinën që të mos jetë e lidhur ngushtë me një vend që me ndërgjegje shkel rregullat dhe normat për një rend të ri botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?