Qasja e Kinës ndaj Hong Kongut / Xi mbështet lideren e vendit për manaxhimin e krizës politike!
Presidenti kinez, Xi Jinping, ofroi mbështetje për lideren e Hong Kongut, Carrie Lam, duke vlerësuar kurajon e saj në qeverisjen e qendrës financiare gjatë periudhës më të vështirë në histori, që erdhi si pasojë e protestave të dhunshme kundër qeverisë.
Komentet e tij vijnë pas përplasjeve të dhunshme një ditë më parë mes policisë dhe protestuesve kundër qeverisë, ndërkohë që kriza politike e ish-kolonisë britanike nuk po arrin në një ndalesë.
“Situata në Hong Kong në 2019 ka qenë më e vështira që prej rikthimit të qytetit në mbikqyrjen e Kinës”, tha presidenti pas një takimi me lideren Carrie Lam në Pekin.
Hong Kongu u rikthye në qeverisjen kineze në vitin 1997 nëpërmjet një premtimi të pavarësisë sipas formulës “Një shtet, dy sisteme”, ku përfshihej shtypi i lirë dhe gjyqësori i pavarur, ku sipas protestueseve po cënohen nga partia komuniste në Pekin.
Xi Jinping ka thënë se Kina do të mbrojë sigurinë kombëtare dhe sovranitetin, duke zbatuar politikën “një shtet, dy sisteme”, dhe do të kundërshtojë forcat e huaja që ndërhyjnë në Hong Kong.