“Qelitë e burgut nuk janë për vajza si unë”

Një prostitutë e klasit të lartë, e njohur në Australi për një çështje gjyqësore, është rikthyer në qendër të medias pasi u arrestua në Dubai.

Madison Ashton u arrestua pasi po bënte blerje me para false në një dyqan Prada në Dubai.

Ajo tha se nuk e dinte se paratë ishin false.

Pas lirimit, ajo tha se burgu nuk është për vajza si ajo.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme”, tha Ashton.

Paratë ishin plastike, jo letër.

Ashton ka nisur një betejë ligjore me familjen e një miliarderi australian, me të cilin thotë se ka pasur një lidhje.

Ajo thotë se miliarderi i ka premtuar miliona dollarë për të dhe fëmijët, me kushtin që të jetë dashnorja e tij.

Miliarderi Richard Pratt ka vdekur në vitin 2009, kurse betejën po e çon përpara familja e tij.

SHKARKO APP