Qëllohet me armë Ministri i Brendshëm (FOTO)
Një ngjarje e rëndë është shënuar në takimin ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm. Mediat flasin se ministri është qëlluar me armë zjarri, kur sapo takimi kishte përfunduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Fjala është për ministrin e Brendshëm pakistanez, Ahsan Iqbal. Incidenti ndodhi në momentin që takimi kishte përfunduar. Policia ka dalë në deklaratë ku ka thënë se ai ka marrë dy plumba në krahë, shkruan albeu.com.
Iqbal është çuar menjëherë në spital ku është futur në operacion. Policia gjithashtu bëri me dije se është arrestuar i dyshuari kryesor. Ai është 21 vjeçarri, Abid Hussain.

KOHA JONË SONDAZH

