Qëlloi me shuplakë Presidentin Macron, i riu del para Gjykatës
Bota E Enjte, 10 Qershor 2021 13:34
I riu i cili goditi me shpullë presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Francën juglindore do të paraqitet për gjykim të menjëhershëm të enjten, thanë autoritetet. “28-vjeçari Damien T, ka pranuar se ka goditur kreun e shtetit, duke shqiptuar fjalë denoncuese ndaj politikës”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë. Incidenti ka shkaktuar indinjatë në të gjithë vendin.